Rama i vë syrin ndërtimeve të braktisura: Do ti konfiskojmë të gjitha! Nuk pyesin pronarët

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve.

Rama u shpreh se do të merren masa për konfiskimin e ndërtimeve të braktisura që nga vitet 90′. Kryeministri tha se çdo tejkalim mbi 2% të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit.

“Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime.

Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimi, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit.”, tha Rama.

Latest articles

Related articles