Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.
zv.kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.
Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.
Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë.
