Rama: Bankers nuk më ka dhënë 240 milion euro, prokuroria ti nxjerrë ujin e zi

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie.

Rama kujton edhe Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet 240 mln euro.

Së pari, ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën. Unë s’kam asnjë problem me Bankersin apo kush e ka bërë Bankers, apo kush ka lidhje me ato emra. S’kam fare asnjë problem”, theksoi Rama.

Latest articles

Related articles