Dështimi i 50-të| Kurti hesht, opozita akuzon, avokati qeth kokën

spot_img
Advertisements

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.

Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”.

“Kjo nuk është më politikë prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka zbuluar nëse ka arritur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. I pyetur nga gazetarët për ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti nuk dha asnjë përgjigje. Po ashtu, ai nuk komentoi as kur u pyet nëse do të rikthehet votimi i hapur

Latest articles

Related articles