Ministrat Igli Hasani, Petrit Malaj, Ulsi Manja, Piro Vengu dhe Ervin Hoxha kanë qenë dëshmitarë dhe protagonistë të përplasjes mes ministrit të Financave dhe atij të Jashtëm.
Ngjarja, sipas burimeve mediatike, ka ndodhur në paradhomën e kryeministrit, teksa 5 ministrat prisnin të hynin në një takim me shefin e madh.
Më e acaruar duket të ketë qenë situata mes ministrit të Jashtëm dhe atij të Financave, për shkak të një VKM-je që ka lidhje me shpërblimet.
Ndërsa pjesa tjetër e ministrave duket se kanë ndërhyrë për të shuar gjakrat e nxehura — ndoshta jo shumë për shkak të VKM-së, sesa për pasigurinë që kanë të sipërpërmendurit për të qenë sërish ministra.