Trump po humb durimin me Netanyahun: Po sillet si i çmendur…

spot_img
Advertisements

Administrata amerikane shpreh shqetësim të thellë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pas një sërë veprimesh të fundit ushtarake të Izraelit, përfshirë sulmet në territorin sirian dhe bombardimin e Kishës Katolike të Familjes së Shenjtë në Gaza.

Sipas uebsajtit amerikan Axios, që citon burime të afërta me Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni është gjithnjë e më i pakënaqur me sjelljen e Netanyahut.

Një zyrtar amerikan është shprehur: “Bibi po sillet si i çmendur. Po bombardon gjithçka pa pushim. Kjo mund të dëmtojë përpjekjet e Trump.”

Një tjetër zyrtar i lartë përmendi veçanërisht goditjen e kishës në Gaza këtë javë, ngjarje që thuhet se ka shtyrë Presidentin Trump të telefonojë Netanyahun për të kërkuar shpjegime: “Ndjesia është se çdo ditë ndodh diçka e re. Çfarë dreqin po ndodh?”

Një burim nga administrata amerikane tregoi se po rritet ndjeshëm skepticizmi ndaj kryeministrit izraelit. Sipas tij, Netanyahu shihet si tepër impulsiv dhe destruktiv: “Duket sikur ka gjithmonë gishtin në këmbëz. Nganjëherë sillet si një fëmijë që nuk e kupton kufirin”

Latest articles

Related articles