“Nga puntor në Metalurgji, tek “lufta” me Janullatosin”, sekretet e At Nikolla Markut: Kur priftërinjtë grekë kërkonin ta helmonin

spot_img
Advertisements

Sot u shua At Nikolla Marku, prifti “rebel” që sfidoi sëmundjen, peshën e bindjeve dhe besimit.

Sëmundja e rëndë që e kishte goditur pamëshirshëm nuk ia zbehte dot forcën e shpirtit.

Edhe pse parkinsoni kishte prekur çdo pjesë të trupit të tij, At Nikolla Marku qëndroi i palëkundur deri në fund, duke përçuar mesazhet që besonte se i shërbenin të tjerëve.

Në një nga intervistat e tij të fundit, dhënë për gazetarin Andrea Danglli, ai e pati të vështirë të fliste nga dhimbjet, ndërsa herë pas here duhej të merrte barnat që i lehtësonin sado pak vuajtjet për të vijuar rrëfimin.

Prifti i kishës “Shën Mëria” në Elbasan rrëfen në këtë intervistë rrugën e tij drejt Perëndisë, sfidat gjatë komunizmit, mëkatet e rinisë, marrëdhënien me politikën dhe përplasjen e gjatë me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Sot, pas ndarjes së tij nga jeta, ribotojmë këtë bisedë si një dëshmi të fortë të bindjeve, betejave dhe shpirtit të tij të pathyeshëm.

Në intervistë ai tregon edhe ditët e para të demokracisë dhe lejimit të fesë:

At Nikolla Marku: Atë ditë po kthehesha nga puna bashkë me bashkëshorten dhe kam në mendje ende gëzimin e një mikut tim i cili vrapoi drejt meje duke më thënë: Nikolla u hap feja, urgjent tek kisha pasi kërkojnë të të bëjnë prift. Emocione dhe drithërima nga lumturia. Takova priftin e vjetër dhe më tha se babai im që ishte prift më herët në kishë nuk do ta ushtronte më këtë detyrë pasi jeta e kishte lodhur tepër dhe atë që ai e kishte lënë në mes më besohej mua për ta vijuar.

Më pas këshillat që moti nga babai:

At Nikolla Marku: Babai im dukej i plotësuar që mori vesh se djali do t’i detikohej Zotit. Ruaj dy momente nga ai: Këshilla që më dha dhe amaneti që më la. E para këshilla që besimin fetar mos e përzj me politikën, gjë për të cilën mua më akuzojnë shumë. Ndërkohë amaneti ishte që ta besoj Perëndinë deri në agoni të shpirtit tim dhe ta ruaj besimin në Zot.

Përplasja me Janullatos:

At Nikolla Marku: Me ardhjen e demokracisë të gjithë morën nga një drejtim. Tek kishat tona kur erdhi Anastas Janullatos ishte një moment shumë i vështirë pasi nuk mund të pranohej që të shkeleshin rregullat e fesë dhe në krye të kishës ortodokse të vendosej një i huaj. Mbase këtu mund të ngrihen dyshime se unë ngatërrohem me politikën por nuk është aspak e vërtetë. Çështja e kombit është e lidhur ngushtësisht me besimin fetar.

Mbrojtja:

At Nikolla Marku: Keni shumë shkrime në media. Pasi u vesha une prift ka pasur kercenime ndaj meje dhe familjes sime. Kërcenime me telefonata, kercenime fizike ku më kanë thënë se kishin qëllim për të më vrarë. Edhe gjatë këtyre viteve kemi kërcenime. Unë në vendin tim mbrohem nga truprojë shtetore sekrete dhe kam një kujdes të veçantë nga ana e shtetit.

Tentativa për eliminimin:

At Nikolla Marku: Ne kemi një video (15 tetor 1995) ku tregon kërcenimet e hapura të priftërinjve grekë që presin jashë kishës me valixhe në dorë dhe shtyjnë besimtarët e shitur korçarë për tu futur brenda në kishë për prishjen e meshës ose të më sulmonin mua fizikisht. Besimtaret e Elbasanit në atë moment kanë luftuar trup me trup dhe nuk i kanë lejuar.

Akuza për Janullatos

At Nikolla Marku: Në këtë konflikt të hapur e kemi ftuar Janullatosin që të vijë në  televizion dhe të  bëjmë një ballafaqim publik. Është ai që nuk ka pranuar sepse e di që nuk ka asnjë përgjigje për atë që bën. Ai është agjent i asfalisë greke. Dua të them se unë e kam falur për gabimet apo negativitetin që ka shprehur ndaj meje. Kam respekt për moshën dhe për një pjesë të kontributit.

Latest articles

Related articles