ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, analisti Lavdrim Lita u shpreh:
” Do të them një gjë shumë realiste që kur ka lindur politika që marrëveshjet edhe mbahen dhe nuk mbahen. Kësaj radhe nuk janë mbajtur sepse si Shabani, si Lapaj dhe Majrus Malaj, anëtari tjetër i koalicionit, kishin rënë dakord që kush fitonte më shumë vota në listë të hapur atij i kalonte mandati.
Ka ndodhur që një nga kandidatët e listës së mbyllur, i jashtëquajtur daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni befas është zgjuar me dëshirën për të qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë i cili ka bërë dy kërkesa KQZ-së me shkrim për të hequr dorë nga dorëheqja e tij e mëparshme e noterizuar dhe sigurisht kjo ka krijuar pakënaqësi, nervozizëm dhe kjo është shfaqur në deklarata të ndryshme të eksponentëve të lëvizjes Shqipëria Bëhet, veçanërisht Lapaj i cili ka akuzuar Shabanin si iniciator i kësaj gjëje për ta vënë atë në pozitë të vështirë që të heqi dorë nga mandati për tia kaluar njërit në listën e mbyllur”.