Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar një helmim nga ushqimi, tha zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme.
“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij./ Reuters