Një sasi e vogël lënde eksplozive ka shpërthyer në derën e një lokali në ‘Rrugën e Durrësit’, në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:45) në lokalin e Arbër Sinanit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij.Sipas tij, ai nuk ka konflikte me persona të tjerë. Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal.Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani.