nga Arben Malaj
Është alarmante të shohësh se pothuajse të gjitha stacionet e autobusëve për pasagjerët në Tiranë janë shndërruar në billboard- fitim prurese abuxive për kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit, bankat dhe kompanitë e shitjeve me pakicë.
Në vend që të shërbejnë për informimin e qytetarëve për linjat, oraret dhe destinacionet e transportit publik, këto stacione janë zaptuar nga interesat tregtare.
Zoti Kryeministër, a ka ndërhyrë ndonjë strukturë anti-korrupsion për të hetuar nëse ky deformim i destinacionit te hapësirës publike/stacioneve të autobuzëve është pasojë e paaftësisë, babëzisë apo – më keq akoma – një bashkëkombinimi i të dyjave?
Si është e mundur që vetë ne, si qytetarë, por edhe ju, si vendimmarrës, pranojmë të trajtohemi si një popull i dorës së dytë?
Si ka mundësi që përqafohet një model me i ashper kapitalist, që e bazon zhvillimin tek reklamat verbuese dhe manipulimi i konsumatorit, duke e shtyrë të blejë më shumë se ç’ka nevojë dhe të futet në cikle varfëruese borxhesh?
Në mungesë të konkurrencës së ndershme dhe transparencës në treg, qytetari humb.
Konsumi i detyruar, borxhi i pashmangshëm dhe manipulimi i vazhdueshëm janë pasojat që po i kushtojnë shtrenjtë shoqërisë sonë.
Kujt i shërbejnë këto reklama që kanë zaptuar çdo centimetër katror të stacioneve të autobusëve?
Qytetarëve, apo kompanive private?
Në kontrast të plotë, stacioni i autobusit në foton e parë është në Amsterdam – i pastër, funksional dhe i pajisur me informacion të qartë për çdo udhëtar. vetë nje reklamë me jo me shume se rreth 20 perqind te siperdaqes totale te stacionit.
Vetëm shërbim publik dhe respekt për qytetarin.
Për krahasim:
📌 Amsterdam ka rreth 921,000 banorë
📌 Pret mbi 22 milionë turistë në vit,
Megjithatë, nuk është mbuluar nga reklama.
Nuk ka zaptim të hapësirës publike te stacioneve.
Tirana, me rreth 600,000 banorë, është përmbytur nga billboard-e – në stacione, ndërtesa, trotuare e deri shume afer fasadave të institucioneve publike.
Mënyra më e mirë për të përmirësuar jetën tonë të përditshme është të jemi qytetarë kritikë dhe aktivë kundër gjithçkaje që bëhet keq.
Heshtja është bashkëfajësi.
Mbrojtja e hapësirës publike është detyrë qytetare.
Tirana nuk është në shitje!
Dite te respektueshme!