Prof.Taulanda Jupi, e ftuar në ‘Real Story’ tha se duhet të bëhet menjëherë një reformë e re zgjedhore. Akvisitja Jupi shtoi më tej se ndihet e keqardhur që opozita nuk mundi të jetë një alternativë në zgjedhje dhe se ka qenë vetë vendimi i saj që në zgjedhjet e 11 majit të ishte në listë të hapur. Sipas saj, vendin në listë duhet ta përcaktojnë qytetarët.
“Për hir të sistemit dhe dakortësisë, ne tentuam një akt të guximshëm. Jemi future në betejë duke kërkuar edhe vetë të jem në listë të hapur. Vendin në listë duhet të ma përcaktojnë qytetarët, atë që duan në raport me përfaqësimin politik. Kushti që i kam vënë kryetarit ka qenë që nuk dua të jem në listë në mbyllur.
Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, një sistem që e detyron zgjedhësin të shkojë drejt dy partive të mëdha. Në 26 korrik të 2024 ka qenë një dakortësi për një kod zgjedhor mes dy partive të mëdha. Keqardhja më e madhe e imja ka qenë mungesa e alternativës, mungesa e opozitës për të qenë një alternative, shumë demoraktë ndihen të keqardhur.
Ka nevojë për një reform zgjedhore që duhet të nis me votimin elektronik. Nga rinumërimi kemi parë sesi është deformuar vullneti I qytetarëve. Duhet një reform gjithpërfshirëse, edhe pse mendoj që mungon vullneti politik.” , tha Jupi.