Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Ilirjan Agolli i cili diskutoi për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Ai tha se shpreson që ky aksion të mos jetë një fushatë kalimtare dhe se aktulisht problem janë edhe zënia e trotuareve për këmbësorët. Agolli shtoi më tej se ndërhyrja në zonën e Thethit ishte brutale dhe zhvillimi i turizmit duhet bërë në dialog me komunitetin.
“Lirimi i hapësirave , unë uroj të mos jetë një fushatë kalimtare. Unë mendoj se kryeministri Rama kërkon të fitojë simpatinë e publikut. Një tjetër problem që është zakonisht edhe zënia e trotuareve . Për aksionin në Theth mund të them se është ndërhyrë në një mënyrë brutale. Zhvillimi i turizmit të bëhet në dialog me komunitetin”, tha ai
Gazetari Agolli gjatë fjalës së tij në studio u ndal edhe tek dorëheqjet në bashki ku sipas tij institucionet bashkiake kanë qënë të tejmbushura me punonjës që nuk punojnë dhe që janë të korruptuar.
“Bashkitë janë të tejmbushuara me punonjës të cilët nuk punojnë. Rama e ka kuptuar se të gjitha bashkitë janë “5D”. Për sa i përket dorëheqjeve në bashki , po hiqen nga puna njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Hapësirat publike janë zënë me rryshfet dhe leje”, përfundoi Agolli