Fuqia e padukshme e Izraelit në Shqipëri. Nga Sazani te Shteti Bektashi, orbita e re e Tiranës zyrtare

spot_img
Advertisements

Mes Europës dhe SHBA, apo edhe Turqisë dhe vendeve të pasura të Gjirit, Shqipëria politike e Edi Ramës nuk ka mundur të mbulojë një ndikim përherë e në rritje sidomos në drejtim të sigurisë, të një vendi si Izraeli.

Me përmasa dhe popullsi të afërt me Shqipërinë, Izraeli luan figuron aktualisht në perceptimin e shumë mediave të ndryshme si një agjent me ndikim madje rajonal, ndonëse asnjë prej politikanëve nuk e tregon hapur këtë lidhje. As edhe kryeministri Rama.

Megjitatë disa vendime të njëpasnjëshme duket se lidhen apo interpretohen se vijnë në një emërues të përbashkët në TelAviv.

Në një intervistë për MCN, gazetari investigativ Matt Broomsfield flet madje për çështje të sovranitetit, kjo sidomos pas mungesës së transparencës lidhur me projektin e ishullit të Sazanit, që sipas tij, vjen nën ndikimin e interesave të lidhura me administratën Trump dhe axhendën e gjerë rajonale të Izraelit përmes të ashtuquajturave Marrëveshje Abrahamike.

Izraeli është i interesuar të zhvillojë marrëdhënie me këdo që mundet në botën arabe, botën myslimane, Lindjen e Mesme ose ndonjë kombinim të atyre që nuk janë pjesë e atyre shteteve arabe që tradicionalisht kanë qenë kundër Izraelit. Megjithëse përfshirja izraelite nw Sazan nuk është e drejtpërdrejtë, qartazi është pjesë e projektit të Shteteve të Bashkuara dhe të ashtuquajturave Marrëveshje të Abrahamit. Dhe përsëri, gjithçka ka të bëjë me sovranitetin. Ka të bëjë me Izraelin që është në gjendje të blejë ndikim, por edhe pjesë të territorit.

Broomsfield i cili vizitoi vetë Shqipërinë pak javë më parë, për të vëzhguar nga afër nismat e reja, ngre shqetësimin edhe lidhur me idenë e krijimit të një “shteti Bektashi”, një ide e cila, sipas gazetarit është pjesë e strategjisë së ashtuquajtur “doktrina e periferisë” që Izraeli ndjek për të krijuar aleanca me grupe minoritare myslimane, siç janë Bektashinjtë.

Ky projekt i çuditshëm që propozon të ndërtojë një mikroshtet mysliman bektashi, i cili përsëri po ndodh mes lidhjeve në rritje midis udhëheqësve myslimanë dhe Izraelit. Izraeli po përpiqet të ketë këtë ndikim mbi këto grupe më të vogla, t’i tërheqë ata në anën e tij, jashtë orbitës së aktorëve të tjerë që mund të përpiqen gjithashtu t’i shfrytëzojnë për interesat e tyre dhe përmes ofertave të bashkëpunimit financiar, përmes mbështetjes politike dhe duke i ftuar ata para dhe mbrapa. Dhe kështu, ka pasur këtë lloj trafiku në rritje në mënyra të ndryshme midis udhëheqësve bektashinj dhe Tel Avivit.

Broomsfield thekson se projekti me shumë gjasë nuk do të realizohet dot, por ngritja e një entiteti të tillë me status shtetëror, nën ndikim të drejtpërdrejtë izraelit dhe pa proces demokratik të brendshëm, do të shtonte tensionet, si brenda vendit ashtu edhe në rajon.

Sipas tij, do të ishte absurde që një shtet i ri të krijohej me një “të rënë të lapsit”, ndërkohë që populli palestinez nuk ka arritur të fitojë njohje për shtetin e vet për dekada.

Latest articles

Related articles