SPAK i është drejtuar me shkresë dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit për t’i vendosur në dispozicion informacionin në se ka patur apo denoncim nga disa qytetarë për një vjedhje në banesë të ndodhur në vitin në 2020 dhe për një pengmarrje, e cila ështzë zbuluar gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.
Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tenderash, rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.
Po ashtu e dyshuara Lindita Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte Policinë.
Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi.
Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike, ndaj të cilëve ka marrë edhe masa të sigurimit penal, ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.