Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka dalë kundër porosisë së Edi Ramës, teksa përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave për Bashkinë e Vlorës dhe Himarës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sinaj thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit.
!
Ai sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit.
Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë Edi Rama, i cili u ndaloi kandidatëve të tij të kërkonin pamjet filmike të numërimit të votave.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Vullnet Sinaj ishte kandidati i dytë më i votuar i PS-së në Qarkun e Vlorës me 10 941 vota preferenciale, teksa sipër tij qëndronte vetëm Damian Gjiknuri me 12 408 vota.
Gjatë fushatës u fol për një përplasje të Damian Gjiknurit me Vullnet Sinajn në Vlorë për votat preferenciale.
Siç duket, Sinaj tashmë dyshon se Gjiknuri mund t’i ketë vjedhur vota dhe në numërim.



