Tregtarët e Gjirokastrës kundërshtojnë aksionin e bashkisë: Ju kemi dhënë votën, s’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët

spot_img
Advertisements

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur sot aksionin e pastrimit të tregut rom të qytetit, duke dërguar fadromat për pastrimin e territorit.

Aksioni, i paralajmëruar disa ditë më parë, ka shkaktuar shqetësime tek disa tregtarë, të cilët e konsiderojnë këtë vendim si një kërcënim për jetesën e tyre.

Tregtarët kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje më të rregullt për të vazhduar aktivitetin e tyre, pasi shumica prej tyre mbështeten në këtë treg për të siguruar bukën e gojës.

“Na lini të shesim, sepse vetëm bukë duam”, u shpreh njëri prej tregtarëve, ndërsa një tjetër shtoi: “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët”.

Latest articles

Related articles