Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se duhej dialog paraprak me banorët e Thethit.
Lita: Sot është dita e fundit e një ekspedite ndëshkimore për banorët e Thethit.
Të cilët janë gjendur përballë ekspeditës nga Tirana për të prishur banesa, një pjesë prej tyre pa leje apo ndërtime drusore.
Dhe sigurish nga një administratë e cila në 9 muaj është paguar për të mbyllur sytë dhe veshtët dhe befas tre muajt e tjerë paguhet për të prishur çka ka lejuar për 9 muaj.
Ndërtimet në Theth janë ndërtuar prej vitesh me një administratë e cila i ka toleruar dhe në fund i ka ndëshkuar me pushtetin që buron nga Tirana.
Duhej parë mënyra dhe modalitetet se si duhej bërë më mirë.
Ndoshta edhe më një dialog paraprak me banorët dhe komunitetin malësor. Thethi sot është kthyer si Gaza.