Telegram pezulloi të paktën pesë kanale ukrainase OSINT (inteligjencë me burim të hapur) pa dhënë shumë shpjegime.
Në veçanti, po flasim për kanalet e Telegramit OSINT-bdzholy, OSINT Flow, KRIG war OSINT Analytics dhe Cat Eyes OSINT.
Telegram iu përgjigj një investigimi nga media Vazhnye Istorii, duke mohuar pretendimet për bashkëpunim me shërbimet speciale ruse dhe duke deklaruar se asnjë palë e tretë nuk ka qasje në serverat e saj. Media “Vazhnye Istorii” kishte pretenduar se infrastruktura e Telegram menaxhohet nga individë të lidhur me sistemet e mbikëqyrjes së shërbimeve speciale ruse.
Pas botimit të lajmit dhe qarkullimit në rrjetet sociale, Telegram riktheu të 5 kanalet duke theksuar se kishte bllokuar dhe zhbllokuar edhe kanale ruse të informacionit. Pra, nuk ishte e qëllimshme…