Deputete Sara zbulon çfarë mësoi brenda akademisë së PS: Numëroi deri në 10…

spot_img
Advertisements

Deputetja më e votuar e PS në Elbasan, Sara Mile, ka ndarë përshtypjet e saj pas pjesëmarrjes në Akademinë Politike, duke e quajtur këtë një “eksperiencë të veçantë” që po u jep të rinjve udhëzime praktike dhe të jetuara nga deputetët me më shumë përvojë.

“Ishte një lloj eksperimenti, të gjithë kishim pikëpyetjet tona si do zhvillohej, çfarë do ndodhte. A do të ishte me të vërtetë një akademi politike ku ne do të ishim studentët dhe ata me më shumë eksperiencë do ishin lektorët. Është një eksperiencë krejt e veçantë, ku ata me më shumë eksperiencë japin disa udhëzime më tepër të jetuara nga vetë ata sesa të lexuara,” u shpreh Mile.

Ajo thekson se ka marrë këshilla që lidhen me rolin e deputetit, qasjen që duhet të ketë brenda dhe jashtë parlamentit, si dhe rregulla të pashkruara të komunikimit publik dhe politik. Një prej këshillave që i ka mbetur më shumë është: “Të mendosh dhe të numërosh deri në 10 para se të kthesh disa përgjigje.”

“Unë jam ende në fillimet e mia dhe shpesh përgjigjet i jap më shumë me zemër sesa të menduara gjatë,” tha Mile, duke shtuar se kjo eksperiencë i ka dhënë siguri në të kuptuarit e rolit të saj si deputete.

Me gjasë, Sarës do t’i duhet të numërojë më shumë se 10 kur t’i vijë radha të jetë në parlament e të gjendet në qendër të debatit politik. Këshillat e Akademisë Politike e kanë çuar në përfundimin se nuk do të jetë në parlament për t’u marrë me Berishën.

Por Sara duket se ka shijuar eksperiencat e ndara nga ata deputetë të PS që kanë më shumë përvojë se ajo. “Ajo që kam shijuar këto 3 javë është ajo që ato me më shumë eksperiencë kanë ndarë me ne: udhëzime, këshilla dhe rregulla të pashkruara në lidhje me rolin e deputetit dhe qasjen që duhet të ketë si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë,” – thotë Sara, pa treguar se kush janë këta “ekspertë” që i kanë dhënë këshilla. E duke na lënë hapësirë të mendojmë se ndoshta Elisa Spiropali me shokë e shoqe i kanë mësuar Sarës dhe të rinjve mekanizmat e të bërit politikë në parlament – që në fakt janë mënyra më e shëmtuar dhe më e papërshtatshme për t’u mësuar të rinjve politikën.

Qofshin si Sara, që ende nuk ka dhënë një përgjigje për mijëra votat e marra në Elbasan si anonime, apo qofshin edhe për anonimë të tjerë që do hyjnë në parlament si nxënës të atyre që përfaqësojnë modelin më të deformuar të politikës shqiptare.

Latest articles

Related articles