Arben Malaj i kujton Edi Ramës lidhjen me Sheqeren

spot_img
Advertisements

Ish-ministri Arben Malaj ka publikuar në rrjete sociale një foto me Kryeministrin Edi Rama, një foto e shumë viteve më parë ku thumbon kreun e qeverisë se është i babëzitur për pushtet të përjetshëm dhe absolut.

Një personazh në foto pranë Malajt dhe Ramës, është Sheqerja, një shitëse gazetash asokohe përpara selisë së Partisë Socialiste.

Malaj shkruan se para vitit 2005 me Ramën e bashkonte Sheqerja që shiste gazeta, ndërsa pas 2013 i ndau babëzua e dikujt për pushtet, referuar Ramës, ndërsa për veten ish-ministri thekson se babëzia e tij e vetme ka qenë për dijen, kohezionin dhe solidaritetin social.

Statusi i plotë

Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e gazetave perpara selise se PS-se.
Pas 2013 na ndau babezia.

Babezia e dikujt per pushtet te perjetshem dhe absolut dhe e imja qe mbeti perhere per dijen, per kohezionin dhe solidaritetin social.

Koha do te mbetet gjykatesi me I mire se kush zgjodhi rrugen me te mire dhe jo vetem per veten. E bekuar qofte perhere dhe kudo Sheqerja.

spot_img

Latest articles

Related articles