Qeveria çliron trotuaret – që të shiten më shpejt katet përdhe të oligarkëve

spot_img
Advertisements

Mund të jetë rastësi. Ndoshta edhe rastësi e bukur. Por menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria u zgjua me një ndërgjegje qytetare të pashpjegueshme: po pastrojmë hapësirat publike!

Çadrat? Jashtë. Karriget? Në furgon. Trotuaret? Të çliruara, më në fund, nga ata restorantet që zinin gjysmën e qytetit. Por ndoshta nuk është fjala për rend dhe estetikë. Ndoshta është fjalë për shitje.

Sepse këta që po u hiqen çadrat sot, janë po ata që për vite me radhë nuk prekej asnjë vidë e karriges së tyre. Jo se ishin të padukshëm, por ndoshta sepse kishin dhënë “kontributin” përkatës. Si ta besosh që një grua me karrocë specash nuk tolerohet, po një lokal 1 milion euro në vit me 200 metra katrorë trotuar po? Duhet të kesh shumë fantazi.

Dhe tani, befas, shteti kujtohet të bëhet i ndershëm. Apo ndoshta thjesht i dobishëm. Sepse kur biznesit i heq trotuarin, ai mbetet me 1/3 e kapacitetit. Dhe ku shkon? E ku tjetër veçse tek pallatet e reja me sipërfaqe komerciale për shitje. Që rastësisht janë bosh. Që rastësisht janë ndërtuar nga njerëz shumë të afërt me qeverinë. Dhe që rastësisht kanë nevojë për klientë të dëshpëruar.

Latest articles

Related articles