Ditët pas themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (23 dhjetor 1989) ishin përplot entuziazëm.
Entuziazmi nuk shprehej vetëm ne lokalet e Shoqatës së atëhershme të Shkrimtarëve, kryetar i së cilës vazhdonte të ishte Ibrahim Rugova, por ai vërehej edhe tek ato që dikur i quanim masa të gjëra.
Vizitorë nga të giitha anët e Kosovës vinin në selinë e kësaj Shoqate. Ata gëzoheshin për “lindjen e një partie të re” që më në fund, shpresohej, se me këtë parti (Rugova e kishte mërzi të përdorej emri “parti”, thoshte se që në start “partia ka një tendencë domethënije fraksioni, në fakt është vetë fraksioni, këtë e dëshmon historia e popullit tonë dhe se fraksioni ose fraksionet bëjnën ndarjen”).
Administratorë dhe aktivistë në seli nuk rreshtnin së punuari: regjsitronin anëtarë të rinj në LIdhje, prisnin e përcillnin vizitorë të cilët jo rrallë sillnin edhe dhuarata simbolike duke u betuar se do të punonin me mish e me shpirt për Lidhjen… dhe për Kosovën.
Shumë nga vizitorët donin takim me Ibrën.
Ai i priste sa herë kishte kohë dhe sa herë që mundte. Shpeshherë i prëcillte deri te dera e daljes.
Një ditë, kam harruar sa muaj ishin bërë pas themelimit të Lidhjes… porse ajo tashmë kishe marrë një shtrirje gjithëpërfshirëse në vend dhe jashtë tij, Ibrahim Rugova, pasi përcolli disa vizitorë, u kthye në zyren e vet ku isha dhe unë. U ul në termon e tij të preferuar (kishte shumë dëshirë në ngrohtësi), dhe pastaj foli:
“Gjithë kjo shpresë e njerëzve në Lidhjen tonë… duhet punuar shumë e urtë me ta. Nuk duhet t’i zhgënjejmë…”
Unë e shikova pa thënë ndonjë fjalë.
Ai pastaj vazhdoi:
“Ne duhet ta kryejmë pjesën tonë të punës. Pjesa tjetër i përket botës demokratike. Pa të, ne shumë vështirë, për të mos thënë fare, mund të bëjmë ndonjë gjë”.
Unë pohova me kokë.
Pastaj Ibra, më duket se me zhgënjim, vazhdoi:
“Bota Perëndimore na ka lënë në dhe nën komunizëm gati pesëdhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është zgjidhur problemi shqiptar. A mund të na shkojnë edhe pesëdhjetë vjet në demokraci e të mos e zgjedhim problemin tonë? Edhe demokracia është sistem shoqëror”.
Në kohën kur kanë filluar të tranden themelet e demokracisë në botë, pyetëm, a kishte të drejtë Rugova kur nganjëherë shprehte rezerva edhe ndaj demokracisë?