Reparti i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka kryer me sukses një operacion të vështirë, falë teknikave të reja inovative të integruara në sistemim tonë mjekësorë përgjatë viteve të fundit.
Afërdita 28 vjeç, u diagnostikua disa muaj më parë me zgjerim të aortës dhe probleme të valvulës, patologji këto që i rrezikonin jetën, por sot ajo gëzon shëndet të plotë pas ndërhyrjes së kryer në QSUNT.
Pas diagnostikimit e reja u dërgua menjëherë në repartin e Kardiologjisë për të kryer ndërhyrjen kryesuar nga shefi i shërbimit të kardikirurgjisë, doktor Altin Veshti.