“Rrugë të drejta dhe të qëndrueshme drejt paqes”, dialog për t’i dhënë fund armiqësive, lutje dhe afërsi me popullin ukrainas, përpjekje për të liruar të burgosurit dhe “gatishmëri për të mirëpritur përfaqësuesit e Rusisë e të Ukrainës në Vatikan për bisedime”. Këto ishin temat qendrore të takimit të sotëm, 9 korrik, në Castel Gandolfo, ndërmjet Papës Leoni XIV dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Presidentit ukrainas ndodhet që sot në Itali për takimin e katërt ndërkombëtar të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës, që zhvillohet në qendrën e konferencave La Nuvola në EUR, në Romë, më 10 dhe 11 korrik. Zelensky pasdite u takua me Presidentin italian Sergio Mattarella por, sapo zbarkoi në Romë, ai deshi të shkonte në Castel Gandolfo për t’u takuar me Leonin XIV