INSTAT gris vellon: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

spot_img
Advertisements

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025.

Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 vjeç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm. Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025

Latest articles

Related articles