“Në qëndër të skandaleve” | Ish-ministri i Financave dhe gazetari i njohur kritika “Raiffeisen Bank”

spot_img
Advertisements

Ish ministri Arben Malaj dhe gazetari u njohur i ekonomisë Klodian Tomorri në dy komente të ndara kanë kritikuar një spot për kreditë e buta për familjet që gjoja jep Raiffeisen Bank në vend.

“Kjo reklame eshte abuzuese dhe jo e vertete. Te gjithe elementet lehtesues subvencionohen/paguhen nga nga taksapaguesit shqiptare dhe jo kjo banke.

Autoriteti konkurrencës, drejtoria e mbrojtjes se kinsumatoreve dhe BSH duhet te ndalojne reklamat abuzuese dhe te pa verteta qe ndikojne jo positivishte ne perceptimin publik,, duke kerkuar qe me politikat subvencionuese te qeverise te krijojne nje perceptim publik jo realiste, ne raport me bankat e tjera” – shkruaj Malaj.

Nga ana tjetër, gazetari i ekonomisë Tomorri shkruan:

“Humori bajat i Raiffeisen

E vene ne qender te skandaleve, per abuzime me kredite sic jane rastet e fundit te bera publike ne media, Raiifeisen ka nxituar te shpelaje imazhin e saj duke bertitur publikisht se po mbeshtet familjet e reja me kredi te buta.

Si i mbeshtet Raiffeisen familjet e reja me kredi te buta? Eshte duke hequr para nga fitimet e veta te majme. Pergjigja eshte jo.

Ata qe po mbeshtesin familjet e reja me kredi te buta jane takspaguesit shqiptare jo Raiffeisen. Parate i paguan buxheti. Ndersa Raiffeisen jo vetem qe nuk mbeshtet asnje lek, por perkundrazi fiton para edhe nga kredite e buta. Por Raiffeisen ben humor me hallet e miletit.

Per te vazhduar me tej, thone qe kemi shume programe te pergjegjshmerise sociale! Cfare programesh te pergjegjshmerise sociale ka Raiffeiseni?

Ka mbeshtetur me burse ndonje femije nga shtresat ne nevoje? Ka financuar ndertimin e ndonje shkolle apo spitali? Jo. Ka mbeshtetur ndonje te moshuar pa njeri? Jo. Thjesht kane mbjelle ca peme nga liqeni, dhe edhe aty jane perdorur politikisht. Keto jane programet e pergjegjshmerise sociale te Raiifeisenit. Por nejse.

Problemi me i madh me Raiffeisen dhe nje pjese te bankave te huaja eshte diku tjeter. Ato po shnderrohen ne frenues te rritjes ekonomike ne Shqiperi.

Menaxheret e huaj qe ato sjellin ne Shqiperi nuk e kane fare ne prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomise kombetare. Por perkundrazi. Luajne ne fushen e tyre te sigurte dhe jetojne jeten e bukur qe u ofron Shqiperia.

Here me te dashurat dhe here me te dashurit e tyre, sipas rastit. Keto punet e festave lavish i bene mire Raiffeisen. Ndersa sa per pergjegjshmerine sociale, jane keto barcaletat me kredite e shtresave ne nevoje” – shkruan ai.

spot_img

Latest articles

Related articles