Prapaskenat e takimit të Ramës në Vlorë, disa drejtorë nuk ju bindën për dorëheqjen

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Bashkinë e Vlorës, me deputetë të qarkut, ish-kandidatë për deputetë dhe punonjës të administratës shtetërore dhe zyrtarë të PS-së së Vlorës.

Burime të redaksisë thanë që, “

Rama me urdhër të prerë: Do hiqen të gjithë drejtorët, nuk do ketë as riciklim të tyre. Ata që nuk kanë dhënë dorëheqje do të shkarkohen…”

Nuk kanë dhënë dorëheqjen Nestor Gavani, drejtor i tregut të Fruta – Perimeve, Alion Çakerri – Drejtor i Merkates se Peshkut, Anjeza Shiko – Drejtoreshe e Vlora Parking, Aulon Veizi – drejtore e Bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvijëzoi një sërë problematikash që sipas tij ka qyteti i Vlorës, duke nisur nga hapësirat publike të zaptuara, te mungesa e ujit të pijshëm dhe investimet në turizëm.

Po ashtu, Rama ka kërkuar edhe rifreskim të strukturave të Partisë Socialiste të Vlorës, ku sipas tij, të gjithë duhet të vlerësohen sipas meritës për zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja. Duhet që ata të dalin në terren dhe tj shërbejnë qytetarëve.

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve. Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanjë të ri, për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në cdo rrugë do të veprohet.

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijimësi. Por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim.

Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës. Në këtë drejtim ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor, me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në zonat turistike.

Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë. Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen, por dua ti bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qëndrore në Vlorë, të cilët janë dorëhequr. Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj. Të gjithë janë të mirëpritur të kontrobuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë, në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës, që punojnë kamarier apo punë të tjera, janë të pritur që të vijnë dhe të konkurojnë për postet përkatëse. Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë, është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen.

🔊
Një kapitull i ri do të fillojë edhe për Partinë Socialiste të Vlorës, ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj, Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtu në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandarprerë, Shtëpinë e Partisë Socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja, për të ftuar individ të rinj që të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë. Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë, ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë. Ne jemi me këta të dytët, pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira për Vlorën

Latest articles

Related articles