Kristjan Asllani është pranë një largimi nga skuadra e Interit. Mesfushori shqiptar, i cili iu bashkua zikaltërve në vitin 2022 nga Empoli për 15 milionë euro, nuk ka arritur të bindë plotësisht gjatë këtyre tre sezoneve në Milano.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, drejtues të Betis Sevilla kanë zhvilluar një takim me futbollistin në Shqipëri. Spanjollët e shohin Asllanin si zëvendësuesin ideal të Johnny Cardoso, që pritet të transferohet te Atletico Madrid.
Pavarësisht se sezonin e fundit Asllani pati më shumë minuta në fushë (20 ndeshje si titullar nga 39 gjithsej), Interi nuk e konsideron më si pjesë të rëndësishme të projektit.
Klubi italian është gati ta shesë për 10 milionë euro, dhe mund të përdorë këto para për të tentuar afrimin e Edersonit, në rast se Calhanoglu largohet drejt Galatasarayt.
Tani mbetet që vetë Asllani të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij