“Zbojm transport ner 100 kile” – policia e Zvicrës ndalon Noizy-n në aeroport

spot_img
Advertisements

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës.

Por, një problem në aeroport mesa duket ka prishur planet e reperit.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se Noizy është ndaluar nga autoritetet zviceriane menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport.

Deri më tani nuk dihen ende arsyet se pse ai është ndaluar, por dyshohet se mund të ketë lidhje me çështje dokumentash ose viza pune.

Por, kjo pengesë nga autoritet ka anuluar planet e Noizyt, i cili është i njohur për këngët e tij 100 kile.

Eci ron si 100 kile
Zbojm transport ner 100 kile
Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile
Hapeni rrugen se po vjen cunami wow
Cunat e nates sta falim hesapin wow
Na njofin shum mir kta nuk di pse po llapin wow
Sa shpia e jote m’kushton vec sahati
Hapeni rrugen se erdhen rrebelat na me kapuca kto vin me kordela
Shkojm ne takime takime biznese por prap jam me tuta atletet e zeza

Latest articles

Related articles