Sako thirrje biznesit dhe individëve: Mos zaptoni hapësirat publike

spot_img
Advertisements

Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Currilave.

Sako tha se vazhdon aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se aksioni do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

“I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira, sepse ato i përkasin të gjithë pushuesve”, tha Sako.

Latest articles

Related articles