Një kometë ndëryjore hyn në sistemin tonë diellor, rrezik përplasje…

spot_img
Advertisements

Astronomët kanë zbuluar një kometë ndëryjore në sistemin tonë diellor, vizitori i tretë i njohur nga thellësitë e hapësirës.

‘’Objekti, fillimisht i quajtur A11pl3Z dhe më vonë i pagëzuar 3I/Atlas, është qindra miliona kilometra larg Tokës’’, raportoi agjencia hapësinore amerikane NASA.

‘’Objekti nuk përbën kërcënim për Tokën’’, thanë ekspertët.

“Në pikën e tij më të afërt me Diellin, ai do të jetë pranë orbitës së Marsit, kështu që është plotësisht i sigurt dhe larg”, tha astronomi Rainer Kresken, i cili punon për Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) në qytetin gjerman të Darmstadt në Zyrën e Mbrojtjes Planetare.

Astronomët duan të zbulojnë më saktë se sa e madhe është kometa dhe nga çfarë përbëhet. Sipas Kresken, objekti është rreth 20 kilometra në madhësi.

Ai tha se do të jetë emocionuese të shihet nëse teleskopët mund të zbulojnë komponime organike në objekt.

Këto potencialisht mund të japin të dhëna për origjinën e jetës në Tokë. Ato gjithashtu mund të ofrojnë prova për jetë të mundshme diku tjetër.

“Kjo gjë po udhëton mjaft shpejt”, tha Paul Chodas nga Qendra për Studime të Objekteve Pranë Tokës në Kaliforni për ‘’New York Times’’, në komentet e publikuara në internet.
Teleskopi ‘’Atlas’’ në Rio Hurtado në Kili ishte i pari që vuri re ‘’mysafirin’’.

Që atëherë, teleskopë të tjerë e kanë vëzhguar gjithashtu objektin që vinte nga drejtimi i yjësisë Shigjetari./

Latest articles

Related articles