Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke përmendur rënien e lindjeve në vend, ka deklaruar se qeveria e tij po mendon vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit dhe të pamartuarat.
Në një aktivitet të qeverisë kryeministri Mickoski tha se është koha për një shtet ku më shumë të rinj të martohen dhe të lindin më shumë fëmijë.