Një analizë statistikore e Stanford University
Pra ka dy periudha kryesore kur ndodhin shumë ndryshime: Njëra është kur njerëzit arrijnë të 40-at dhe tjetra është kur arrijnë të 60-at”, tha për Washington Post Michael Snyder, një gjenetist në Universitetin e Stanfordit i cili udhëhoqi studimin.
“Ndërsa njerëzit plaken, molekulat në trup ndryshojnë”, tha Xiaotao Shen, një biolog kompjuterik në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor, i cili punoi në studim. “Ajo që nuk e dimë është se çfarë e nxit këtë ndryshim.”
Qëllimi tjetër është të kuptohen shkaqet; nëse studiuesit mund të gjurmojnë origjinën e ndryshimeve molekulare, ata madje mund të gjejnë një mënyrë për të ngadalësuar ose “kthyer” procesin e plakjes.
Si ta Ngadalësoni Procesin dhe të Jetoni një Jetë të Shëndetshme
Sipas studimit, pragu i parë është 40 vjeç, prandaj është e rëndësishme të filloni të kujdeseni për trupin tuaj pasi të keni kaluar moshën 30 vjeç. “Kjo përfshin kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore, të paktën dy herë në vit, si dhe ndryshimet në stilin e jetës”, shpjegoi Shen. Dieta dhe ushtrimet janë thelbësore kur trupi juaj fillon të ndryshojë.
“Ne kemi zbuluar për shembull se është më e vështirë për metabolizmin tonë të eliminojë alkoolin dhe kafenë rreth moshës 40 dhe 60 vjeç”, prandaj njerëzit duhet të zvogëlojnë konsumin e të dyjave.