Deputeti veteran i PS Petro Koçi përmes një komunikimi publik ka vënë në dukje disa gjëra që nuk shkojnë me qeverisjen e vendit.
“Mezi e kam pritur kete ofensive ndaj Republikes se Drejtoreve. Jane nderruar dhjetera ministra e deputete, por jo drejtoret. Mbeten po ata!
Arrogante, mosperfilles dhe shpesh te korruptuar.
Ne shtator 2020 kur fillova detyren e Kryetarit te PS Fier godita fort administraten ne vartesi vendore dhe qendrore.
Disa te korruptuar politike u perpoqen ta perkthejne kete qendrim thuajse te perditshem si percarje.
Por rezultati u duk ne zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njesite e tjera te qarkut qe u zhyten ne renie te qarte mori nje rezultat qe ruajti votat e 2017 es, nese llogarisim sigurisht votat e shumta te pavlefshme per shkak te fleteve ngaterruese te votimit.
Ky rezultat kur ne kishim ne dore vetem celesat e kashtes deshmoi se populli kerkonte drejtesi dhe sherbim. Shume vete mendonin se me kishte derguar Edi Rama pikerisht per te goditur korrupsionin, prandaj edhe na votebesuan fort.
Por percaresit e vertete e te korruptuar te PS nuk ndenjen duarkryq. Filluan nje gjueti shtrigash ndaj kujtdo qe mbeshteste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit ne administrate.
Nuk qe e lejueshme qe Kryetarit te PS ti behej like sepse perndryshe e pesoje. Ne nje rast hoqen nga puna nje pastruese e cila me pafajesi politike klikonte like jo vetem te pushtetaret vendore ,por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe qe hallexhesha ne fjale te rregullohej diku tjeter.
Historia pastaj u shemtua pas zgjedhjeve kur ne nje qendrim publik denoncova skemen me te cilen te fortet e Fierit kapnin financat publike ne tenderat e prokurimet e enteve shteterore ne territorin tone.
Kryetaret e PS te Njesive Administrative u urdheruan qe te mos vinin ne mbledhjen e rradhes qe thirrej rregullisht prej meje. Vetem 2 prej tyre nuk iu pergjigjen urdherit te korrupsionit. Supozohej naivisht qe ky akt me demtonte mua. Ne fakt ky qe nje akt i rende qe godiste partine se brendshmi.
Ne ate kohe nuk e bera publik por kerkova qe te nderhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autoreve te ngjarjes politike kur kishte mare vesh me vone ate akt pacavureje.
Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partine, e pastron dhe e ben me te besueshme per publikun. Mbrojtja e tij e dobeson fuqine morale te saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton te permend aferen 5 D.
Fatkeqesisht ka edhe sot nga keta “socialistet” e pasuruar nder vite qe vijojne ta quajne luften ndaj korrupsionit si percarje qe demton unitetin.
Prandaj e mbeshtes fort kete nisme te Edi Rames.
Edhe Fieri mezi e pret. Qe ta heqe qafe edhe njollen e numerimit te kompromentuar te votave preferenciale per kandidatet, kete shemti te politikes aq te vjeter sa vete prostitucioni.