Rreziku nga temperaturat e larta, deri në vdekje! Çfarë të bëjmë nëse goditemi nga nxehtësia?

spot_img
Advertisements


Vendi, por edhe i gjithë kontinenti, po përballet me temperatura ekstremisht të larta, që shkojnë deri në 40 gradë.

I nxehti ekstrem mund të sjellë një sërë komplikimesh shëndetësore, ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bën thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht për grupet më të rrezikuara, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Në një intervistë në studion e RTSH 24, Brataj tha se goditja nga i nxehti mund të çojë deri në vdekje.

Dëmtimet janë këto që mund të rritet temperatura e trupit dhe nuk e eliminon më energjinë që ti prodhon, nëse temperatura shkon deri në 41-42 gradë, qeliza nuk kryen më funksionet e veta dhe mund të shkojë deri në vdekje, dehidratimi, humbja e likideve është e lidhur edhe me kaliumin dhe natriumin që kanë të bëjnë me shkëmbimin e membranës qelizore dhe janë dy elektrolitet kryesore, që janë shkaktarët kryesorë të problemeve kardiake e që mund të çojën në arrest. Kemi edhe trashje të gjakut, thënë në gjuhën e popullit, që mund të shkaktojë trombë. Janë të gjithë faktorë risku për sëmundshmëri, aq më tepër te personat që kanë probleme të tilla. Deri tani nuk kemi patur raste fatale”, tha ai.

Brataj bën thirrje që kategoritë më të prekshme të shmangin daljen dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta, por nga ana tjetër kërkoi që të tregohet kujdes edhe me temperaturën e kondicionerit.

Fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje patologjike nuk duhet, jo të punojnë, por të dalin në orët epikut. Të qëndrojnë në hije, të shfrytëzojnë ambientet me kondicioner, por jo duke i çuar temperaturat në 16 gradë, jo më poshtë se 20-22 gradë. Këto tre kategori, fëmijët, të moshuarit dhe me sëmundje kronike,  e kanë shumë më të vështirë përshtatjen e mekanizmave rregullatorë”, theksoi Brataj.

Në rast të goditjes nga i nxehti, Brataj jep këto këshilla: “Nëse ndodh, personi duhet larguar nga dielli, duhet çuar në një vend në hije, t’i hapen rrobat, të laget me ujë të freskët në sqetulla, qafë dhe rrëzë të kofshës ku kalojnë enët e mëdha të gjaku me qëllim që të ulim disi temperaturën. Nëse ka shenja konfuzion, marrje mendsh, dhimbje koke, duhet njoftuar 127.”

Latest articles

Related articles