nga Lutfi Dervishi
Nuk ka zjarr që djeg plehrat
Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të quhen të tillë që “duartrokasin” në postimi e kryetarit të bashkisë së Elbasanit a thua se sapo kanë fituar kupën e botes për menaxhimin e mbetjeve!
Këta që duartrokasin për zjarret në landfill janë specie më vete, një evolucion i ri: “Homo Inceneratorus”, që për oksigjen ka tymin dhe për ushqim propagandën
Plehrat meritojnë më shumë se zjarri i landfillit, këta kanë hak flakët e ferrit dhe një strehë të përjetshme në formë kazani.
Si mund të “duartrokasesh” dhe të shkruash “bravo” kur plehrat po mbysin kedo? Këta janë ata që në kokë në vend të truve kanë byk
Në një vend normal, këta njerëz identifikohen nga autoritetet dhe dërgohen në spital për trajtim.
Këta të bindin se nuk ka zjarr që i djeg të gjithë plehrat!
