Ambasada e SHBA i heq Non Gratën zyrtares së PD

spot_img
Advertisements

Ish-kandidatja për bashkinë e Tiranës dhe aktivistja politike, Adriana Kalaja, ka reaguar në mënyrë ironike dhe sfiduese në rrjetet sociale pas një zhvillimi që, sipas saj, ka qenë më i gëzueshëm se vetë festa e Pavarësisë së SHBA-së.

Kalaja ka njoftuar publikisht se Ambasada Amerikane në Tiranë i ka hequr bllokimin në faqen zyrtare të Facebook-ut, duke e përshkruar këtë si një “heqje të Non Gratës” që, sipas saj, i ishte vendosur nga administrata e presidentit Biden dhe ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Më shumë se dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më ka gëzuar fakti se Ambasada e SHBA, më paska hequr ‘Non Gratën’ që më kishte vënë administrata e Biden dhe mafiozes Yuri Kim, duke më bërë bllok në faqen e kësaj ambasade,” shkruan Kalaja me një dozë ironie.

Në fund të reagimit të saj, ajo nuk ngurron të bëjë edhe një koment të drejtpërdrejtë ndaj klasës politike në Shqipëri, duke përmendur se shumë prej atyre që sot janë në pushtet i quanin amerikanët “armikë”, ndërkohë që ajo dhe të tjerë “i donin edhe atëherë”.

“Gëzuar Amerikë, nga ne që të donim edhe atëherë kur etërit e këtyre ‘ploamerikanëve’ që drejtojnë vendin, na quanin armiq,” përfundon Kalaja.

Ky reagim vjen në një kohë kur marrëdhënia mes disa figurave politike dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, mes përplasjeve dhe akuzave për ndërhyrje në politikën e brendshme.

Latest articles

Related articles