Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, Rama takoi deputetë, zyrtarë të Bashkisë dhe paytonazhistë të rinj teksa u shpreh se nuk kishte ankesa për punën e drejtorëve, por kërkoi një përfshirje më të madhe në terren për të adresuar problematikat konkrete të qytetit.“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për të parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora,” u shpreh Rama.