Nordic Monitor raportoi se “agjencia turke e inteligjencës, Milli İstihbarat Teşkilatı (MIT), dërgoi armë në Siri nga një depo sekrete që mbante në qytetin kufitar të Reyhanlı. Gjatë një seance në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Ankarasë më 5 gusht 2020, koloneli i pensionuar Fatih Yarımbaş — një ish-anëtar i Komandës së Forcave të Specializuara të Turqisë (Özel Kuvvetler Komutanlığı, ose ÖKK) — i tha gjykatës se MIT me vetëdije kishte dorëzuar armë në Siri, ndonëse ishte plotësisht në dijeni se ato do të përfundonin në duar të militantëve. Sipas Yarımbaş, armët — origjina e të cilave ishte e paqartë — u transportuan në Aeroportin e Gaziantepit dhe u dërguan nën mbulim të errësirës nga agjentët e MIT në dy depo sekrete armësh në Reyhanlı. “Këto armë pastaj kontrabandohen në Siri,” dëshmoi ai. Operacioni, tha ai, ishte nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Operacioneve të Veçanta të MIT (Özel Operasyonlar Başkanlığı), e drejtuar nga zyrtari i lartë i MIT, Kemal Eskintan, i njohur gjithashtu midis grupeve militsnte me emrin e tij të njohur Abu Furqan. Eskintan ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e mbështetjes sekrete të shtetit turk për grupet “ekstremiste” jo vetëm në Siri, por edhe në zona të tjera konflikti në Lindjen e Mesme dhe Afrikë