Pas deklaratave të politikanit britanik Nigel Farage se “1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg”, dhe replikave me kryeministrin Rama, ka reaguar edhe aktorja Delinda Disha, duke ja plasur në sy kreut të Opozitës Britanike.
Në një videomesazh, Disha i kujtoi Farage realitetin e jetës në rrugët e Londrës, ku u shpreh se të rinjtë britanikë shpesh dehen dhe sillen në mënyrë të shthurur, ndërsa shqiptarët punojnë dhe paguajnë taksa.