Vala afrikane e të nxehtit pushton Shqipërinë

spot_img
Advertisements

Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta që vijnë nga Afrika, duke sjellë një valë të vërtetë të të nxehtit në të gjithë vendin.

Sipas shërbimeve meteorologjike, pritet që ditët në vijim të jenë të kthjellëta dhe të nxehta, me temperatura që në disa qarqe do të arrijnë deri në 40°C.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare mund të shfaqen herë pas here në zonat verilindore dhe juglindore.

Pasditja dhe orët e natës do të mbeten të nxehta dhe pa reshje.

Latest articles

Related articles