Nuk mund të taksojmë ushqimin me 20% pa asnjë lloj diferencimi!
Nuk e bën asnjë vend i Europës. Në Europë taksimi i ushqimeve bazë taksohen deri në 4% deri 6%. Produktet e përpunuara shkojnë deri në 10%.
Dhe pastaj taksa për produktet e luksit është 20%.
Argumenti i parë është ai moral. Nuk mundet shoqëria të bëjë luksin e saj me taksën e ushqimit.
Në Shqipëri në sektorin e produkteve ushqimore evazionin mund ta kemi deri në 60%.
Një taksë e lartë vetëm e favorizon këtë evazion.
Duke ulur në 6% ne zgjerojmë bazën dhe jo që mund të humbasë nga kjo ulje ka gjasa të rikuperohet. Me 6% janë të gjithë të motivuar.
Mbi bazën e këtyre politikave ka gjasa të marrësh më shumë të ardhura dhe të kompensosh atë që po humbet sot. Gjithashtu edhe konsumatori eshte më i motivuar.