Lapaj merr në dorë opozitën, denoncon Qeverinë Rama nga landfilli Elbasanit

spot_img
Advertisements

Kreu i nismës ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ka denoncuar nga Elbasani situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet.

Përmes një video në rrjetet sociale, ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër.

Sipas tij, tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve po ndot mjedisin, por edhe produktet bujqësore.

‘Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta europiane e Shqipërisë sot inceneratori i Elbasanit për të cilin janë paguar 26 milionë euro, që do të duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit, shkakton sot ndotje masive jo vetëm për qytetarët e Elbasanit por edhe zonat përreth sepse janë zona bujqësore dhe produktet që vijnë nga këto zona janë të spërkatura nga tymi në fushën e mbetjeve me paratë e korrupsionit’, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles