“Kemi dështuar…” Micotaqis pranon skandalet me fondet e BE për Bujqësinë

spot_img
Advertisements

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE.

Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Latest articles

Related articles