Tenderi me vlerë mbi 4.5 milionë euro pa TVSH, i shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për dhënien me qira të makinave të Policisë së Shtetit është bërë objekt dyshimi për fiksim të fituesve.
Tenderi u nda në dy lote, për makina tip sedan dhe makina tip SUV, me fond limit total 450,695,808 lekë pa TVSH (rreth 4.56 milionë euro). Fitues u shpallën dy kompani, të cilat rezultojnë të lidhura me njëra-tjetrën.
Eurocar Rentals, për makinat sedan (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.25 milionë),Mektrin Motors, për makinat SUV (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.3 milionë euro).
4.5 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit për të marrë makina me qira për Policinë për katër vite, pa një analizë të qartë kosto-përfitim, pa garanci për ndarjen e drejtë të tregut dhe me dyshime për lidhje të brendshme mes fituesve, e bëjnë këtë një nga tenderët më të debatueshëm të vitit në sektorin publik.



