SPAK nis zyrtarisht hetimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA

spot_img
Advertisements

Kontrata e lobimit në SHBA për llogari të Partisë Demokratike nga një fondacion amerikan është zyrtarisht nën hetim!

Gazetasi.al është në dijeni të komunikimit zyrtar mes Kryetarit të SPAK-ut, Altin Dumani dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, ku vërehet ndryshimi i gjendjes penale të çështjes së kontratës së lobimit.

Brenda një muaji, nga data 28 maj, kur ka qenë komunikimi i parë dhe deri në datën 25 qershor, kur ka shkuar letra e dytë e Altin Dumanit, ndryshimi është i dukshëm.

Në letrën e parë, ku kërkon kontratën e lobimit nga PD, zoti Dumani thotë se “Prokuroria e Posaçme po kryen verifikime në kuadër të materialit kallëzues 141.”, material që ajo e ka shpërndarë për mediat në 27 prill, menjëherë pasi lajmi u bë publik në media.

Ndërsa në letrën e dytë në 24 qershor, zoti Dumani shkruan se “Prokuroria po kryen veprime hetimore në kuadër të procedimit penal 143 dhe se objekti i hetimit është procedura e negocimit, lidhjes dhe financimit të kontratës”.

Është shumë e qartë se nga verifikim, tani çështja është nën hetim.

Pas letrës së dytë, Partia Demokratike ia ka vendosur në dispozicion SPAK-ut kontratën e lobimit, duke bërë të qartë se kjo nuk është një kontratë e Partisë Demokratike, por e një fondacioni amerikan dhe është firmosur me kompaninë lobuese amerikane nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci.

Kontrata është lidhur me Presidentin e kompanisë lobuse Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, ish-këshilltar i presidentit amerikan Trump. Në këtë kompani është e angazhuar edhe vajza e shefes së personelit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.

Latest articles

Related articles