Shefi i inteligjencës ruse tha të dielën se foli në telefon me kreun e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA).
Bisedimet vijnë ndërsa Moska dhe Uashingtoni tregojnë shenja të kujdesshme të ngrohjes së marrëdhënieve, edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të injorojë thirrjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për armëpushim dhe përpjekje të reja për paqe në Ukrainë.
Naryshkin i tha televizionit shtetëror rus se ai dhe shefi i CIA-s, John Ratcliffe, ranë dakord të qëndronin në kontakt të rregullt për të diskutuar çështje me interes të ndërsjellë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth bisedës telefonike.