Dhjetëra persona u mblodhën në Beograd duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas muajsh protestash të nxitura nga shembja fatale e një stacioni treni, për të cilën fajësohet korrupsioni qeveritar. Studentët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare pas gati tetë muajsh protestash.
Ata kanë qenë një forcë kyçe në drejtimin e protestave kundër korrupsionit në mbarë vendin, pas shembjes fatale në nëntor 2024 të tendës së saporenovuar të një stacioni treni në qytetin e Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.
Shumë serbë e kanë fajësuar këtë ngjarje për korrupsion të supozuar të qeverisë dhe neglizhencë në projektet shtetërore të infrastrukturës, çka ka çuar në protesta masive të përsëritura.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS), kanë hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar protestuesit se po përpiqen të nxisin trazira nën ndikim të huaj, pa ofruar prova për këtë