Kishte vjedhur 8 biçikleta, kapet autori

spot_img
Advertisements

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.

I arrestuari është shtetasi S. T., banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 8 vjedhje biçikletash në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si pjesë e hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për kapjen e autorëve.

Policia thotë se po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe nuk përjashton mundësinë që i arrestuari të jetë përfshirë në vjedhje të tjera.

Latest articles

Related articles